Zyrtarisht mund të themi se jemi në dimër ,në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore me intesitet gjatë orëve të fundit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se po pastrohen me kripë akset: Kukës-Krumë ,dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës,Fushë i pasojë e reshjeve të dëborës që vijojnë të bien në Rrugën e Arbërit dhe në malësinë e Krujës, janë bllokuar akset rrugore:

 Rruga e Arbërit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë.Aktualisht mësohet se rruga në Qafën e Murrizit në të dyja kahet e lëvizjes është e bllokuar dhe se ka makina të cilat prej më shumë se një orë janë të bllokuara. Brenda në makina ka dhe fëmijë. Mjetet borëpastruese po punojnë për të pastruar rrugën dhe për të kthyer në normalitet qarkullimin.

Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë të pakalueshme, edhe aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë.

Paradite një automjet ka dalë nga rruga në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi, pranë zonës së quajtur “Pishat”. Qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz, njoftoi policia.Trashësia e borës në zonën e Dibrës e cila kalon mbi 20 centimetër, ka shkaktuar problematika edhe në zona të tjera, ndaj këshillohet të bëhet kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit, si dhe zinxhirët.

Pasdite nisën reshjet e dëborës në qarkun e Korçës në Pogradec dhe Dardhë.

Në qarkun e Kukësit, dëbora ka kaluar 30 cm. Edhe pse 6 borëpastruese u vunë në lëvizje duke pastruar dëborën nga rruga, intensiteti i reshjeve, krijoi problematika ne Rrugën e Kombit ne segmentin Fushe Dukagjin-Tuneli i Kalimashit. Kamionë e mjete të vogla për shkak se ishin të pa përgatitur përballë motit të keq, u bllokuan në rrugë.

Probleme u krijuan edhe ne zona te tjera te qarkut te Kukësit, veçanërisht në rrugët qe lidhin Kukësin me Shishtavecin, Kukësin me Peshkopinë e Fush-Arrezin, rrugët e bashkisë Tropoje e has. Si pasoje e reshjeve që u shoqëruan me erë të fortë pas mesnate u dëmtuan disa linja elektrike duke lenë pa energji disa njësi administrative.

Për shkak të motit të keq janë shfaqur avari në 13 fidera, kryesisht në rajonin e Fierit, në zonat rurale, ndërkohë që probleme ka pasur dhe në qarkun e Shkodrës.

IGJEUM, tha se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri në 8 gradë, ndërsa temperaturat maksimale parashikohen 9 deri në 11 gradë. 

Përballë kësaj situate, Ministria e Brendshme dhe Infrastrukturës bëjnë thirrje  për kujdes të shtuar, teksa bën me dije se të gjitha strukturat janë në terren.

AKSET RRUGORE PROBLEMATIKE:

Dushaj- Sheshi i Trageteve – Lekbibaj

Qafë Thore

Ura e Zapotit – Shishtavec

Vau i Dejës – Pukë – Kukës

Fushë Arrëz – Qafë Mali – Kukës

Bajram Curri – Valbonë

Ura Bujan

Qafë Morinë –Tropojë

Shipshan – Sopot -Kerrnaje

Bajram Curri – Fierzë