Teksa në Tiranë me mijëra shqiptarë të diasporës dhe Arbëreshë të Italisë vijnë në tokën mëmë për 111 vjetorin e pavarësisë, të tjerë bashkëkombas që jetonë në Shqipëri kanë zgjedhur që ditët e pushimit për festat kombëtare ti kalojnë jashtë vendit.
Vetëm në një operator turistik numëron mbi 15 mijë shqiptarë që kanë kanë zgjedhur të shohin jo vetëm Europën, por edhe vende mjaft të largëta.
“Besoj ka lëvizje rreth 15 mijë qytetarë. Jo të festojnë, por të pushojnë. Gjatë gjithë këtij viti ka pasur një rritje 20-25% më shumë lëvizje të shqiptarëve jashtë vendit. I njëjti shkak që ka bërë që Shqipëria të lëvizë më shumë jashtë vendit. Qytetarët shqiptarë kanë shkuar për pushime, jo për të festuar. Festimet janë më shumë zyrtare”- u shpreh operatori turistik Besnik Vathi.
Destinacionet e shqitparëve janë të ndryshme.
“Për pushime në Europë, por edhe më larg. Drejt Azisë apo lindjes së Mesme. Ka grupe që kanë shkuar në Pekin, Shangai, Tokio, Saga, Dubai. Ka lëvizje në Paris, Berlin, Pragë, Amsterdam, Budapest, Barcelonë, Lisbonë, Italisë. Ka lëvizje të mëdha me avion, por edhe me autobuza. Në Sofje, Bukuresht, Korfuz, apo Stamboll. Ka dhe lëvizje masive individuale”- shtoi ai.
Për festat e 28 dhe 29, të shumta janë ato njësi hoteliere që janë ezauruar. Kjo sjell rritje të ekonomisë edhe për baret, restorantet dhe jo vetëm.