Kryeministri Edi Rama nëpërmjet postimi në rrjetet sociale ka kujtuar ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin. Sot themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të festonte ditëlindjen e tij të 68-të. 68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit.’- shkruan Rama.