“Jemi një!’ Ka nisur kështu në bulevardin “Dëshmorët e Kombit Parada kuq e zi e cila mbledh 150 delegacione nga të gjitha trojet shqiptare. 50 delegacione janë arbëreshe.
Kjo paradë organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe e para që hapi dyert për organizimin e saj ishte Tirana.
Parada organizohet nga “Albanian Roots” në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës.
Presidenti i “Albanian Roots” Marko Kepi, i cili është edhe organizator i përvitshëm i paradës së shqiptarëve në Nju Jork duke folur për Report Tv, lidhur me këtë ngjarje tha se janë mbledhur shqiptarë si nga Nju Jorku, por edhe nga trevat e tjera, dhe se organizmi i Paradës së shqiptarëve në Tiranë është një ëndërr që tashmë u realizua.