Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në shtëpinë e të moshuarve në Fier, e cila është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve paraprake shkak është bërë një shkëndije elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur.

Ndërsa policia sqaron se:

“Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, sqaron policia.