Ish Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i vendosur nën akuzë penale, e nisi me një ndjesë ndaj familjarëve të viktimave, mbrojtjen e tij në seancë gjyqësore, për çështjen “Gërdeci”, ku si pasojë e shpërthimit të municioneve 26 njerëz humbën jetën.
‘Do desha shumë ta zhbëja atë që ndodhi, por nuk kam asnjë forcë, veçse t’ju shprehë edhe njëherë, keqardhjen e madhe dhe ndjesën e thellë për çfarë pësuan nga tragjedia e 15 Marsit. Për familjarët e viktimave dhe të dëmtuarit në Gërdec, shteti është përgjegjësi që nuk mbrojti jetët e familjarëve të tyre.’- tha Mediu.
Mediu tha se ka vetëm përgjegjësi morale në lidhje me ngjarjen dhe për këtë ka dhënë dorëheqjen në kohën që ka ndodhur shpërthimi.
‘Unë kam njohur dhe kam pranuar dje dhe pranoj sot përgjegjësinë time të plotë morale për çfarë ndodhi. Unë dhashë dorëheqjen nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes.’- u shpreh ai.
Për sa i përket përgjegjësisë penale Mediu theksoi se është i pafajshëm dhe akuza e SPAK për “Shpërdorim detyre” është e pabazë.
‘As me dashje dhe as nga pakujdesia, nuk janë veprimet, apo mosveprimet e mia, apo dhe interesi im personal, ato që shkaktuan, apo ndikuan në shpërthimin në Gërdec.’- tha ai.
Ish ministri në kohën e Berishës tashmë afatet ligjore kanë kaluar dhe çështja duhet të ishte parashkruar.
‘Është plotësisht e qartë që rihapja e çështjes penale në ngarkimin tim dhe më shumë akoma vazhdimi i këtij gjykimi, është haptazi në kundërshtim me Kodin Penal dhe atë Procedural Penal.’- deklaroi ai.
Deklarata që u lexua dhe iu dorëzua trupit gjykues iu shpërnda gazetarëve nga avokatët mbrojtës të ish ministrit.
Lista e dëshmitarëve sot
Ardian Mullai, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes
Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i
Viktor Përshqeta, ish-ushtarak, i cili tha se ka qenë Oficer Armatimi (Municioni) aktiv për 27 vjet (specialist municionesh).
Sadik Sula, një ish ushtarak
Bardhyl Hoxha, ish-Drejtor Logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes në 2008.
71 dëshmitarë mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtjëse do të merren në pyetje nga GJKKO. Me nismë të Zamira Durdës dhe familjarëve të tjerë që humbën të afërmit e tyre në shpërthimin e Gërdecit, SPAK rihapi hetimet për çështjen dhe akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim detyre”
Me nismë të Zamira Durdës dhe familjarëve të tjerë që humbën të afërmit e tyre në shpërthimin e Gërdecit, SPAK rihapi hetimet për çështjen dhe akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në “fabrikën” e demontimit të armëve ku u vranë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë në 2008.