Partia Demokratike dhe Rithemelimi sërish të ndarë edhe në një çështje si ajo e marrëveshjes së emigrantëve me Italinë, që është konstatuar fort nga të dyja palët. Si PD, ashtu edhe grupi i Berishës dhe Bardhit kanë depozituar dy padi në Gjykatën Kushtetuese për marrëveshjen e emigrantëve.

I pari ishte nënkryetari i Partisë demokratike, Kreshnik Çollaku, i cili lajmëroi që PD ka çuar në Kushtetuese marrëveshjen. Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari Kreshnik Çollaku tha se kjo marrëveshje u shpall në mënyrë të çuditshme dhe se nuk ka pasur asnjë transparencë nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Marrëveshja u shpall në një mënyrë të çuditshme, e panjoftuar, zgjoi një reagim të logjikshëm shqetësimi, ka qenë objekt i thellë diskutimi debati publik në vend dhe Itali. Në dallim nga trajtimi i marrëveshjes në Itali, në Shqipëri ka munguar transparenca nga kryeministri. Rama ja ka dalë të fshihet herë duke përdorur kaosin parlamentar, duke shmangur debatin publik. PD si pas asaj që premtuan që në orën e parë, i është drejtuar GJK me tre kërkesa”, tha Çollaku.

Nga ana tjetër edhe përfaqësues të Rithemelimit u shfaqën në dyert e Gjykatës Kushtetuese, nga ku lajmëruan padinë për marrëveshjen me emigrantët, duke thënë se duhet të shqyrtohet nëse protokolli pajtohet me Kushtetutën e vendin tonë.

“Kjo ka të bëjë me Ramën, që ka vendosur që Shqipërinë dhe shqiptarët ta trajtojë si pronë të veten. Ai nuk mund të vendosë për fatin tonë. Jemi falënderues dhe mirënjohës qeverisë italiane për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve. S’ka të bëjë me marrëdhënien me Italinë, do jenë edhe më të mira, por presim vendimin e GJK se a pajtohet ky protokoll me Kushtetutën e Shqipërisë”, tha Rithemelimi.  

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj. Marëveshja kaloi dje në qeveri dhe do të kalojë në kuvend për tu ratifikuar.

Tre kërkesat e Partisë Demokratike

• Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET  QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE  KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E   MIGRACIONIT”.

• Pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”. • Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr.43/2016“Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të marrëveshjes së së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës   së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË  REPUBLIKËS SË