Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 2 fazave të megaoperacionit kundër lojërave të fatit, ka goditur 2 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar penalisht 3 shtetas, konkretisht:
Është arrestuar shtetasi A. V., 25 vjeç dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit B. G., 30 vjeç dhe B. B., 48 vjeç.
Janë sekuestruar 2 celularë, 1400 euro dhe 240.000 lekë.