Në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal tek sistemi i drejtësisë. Rama tha se gjyqtarët dhe prokurorët në vendin tonë kanë pagat më të larta në rajon. Kreu i qeverisë shtoi se qeveria ka të drejtë që jo vetëm të japë mbështetje pa rezervë, por edhe të kërkojë rezultate për njerëzit.

‘Mos të presim vetëm nga SPAK që të luftojë me korrupsioni. Parlamenti duhet të përfshihet shumë më tepër në betejën për progresin e drejtësisë. Ka dy vite që flitet për një grupe të ri propozimesh për ndryshme të ligjeve në reformën në drejtësi. Ky grup i ri propozimesh vjen jo nga ne por nga vetë sistemi i drejtësisë. Ka nisur nga disa ndërhyrje të lidhura me SPAK dhe pastaj është zgjeruar me propozimin e sistemit të drejtësisë të cilat janë relevante për këtë bisedë sepse mund të përmbyllen kryesisht si kërkesa për më shumë pushtet dhe privilegje. 203% janë rritur pagat në sistemin e drejtësisë.

Nëse ne fatmirësisht i afrohemi nivelit të lartë të pagave të rajonit e vini re ju se prokurorët dhe gjyqtarësh në Shqipëri kanë pagat më të larta në rajon. E kemi bërë të vetëdijshme për të gjitha arsyet të cilat nuk ndryshojnë. Por ama kemi të drejtën që jo vetëm të japim mbështetje pa rezervë për strukturën speciale por të kërkojmë rezultate për njerëzit nga i gjithë sistemi i drejtësisë, sepse nuk janë rritur vetëm për strukturën speciale.

Ne sot duhet ta njohim dhe ta marrim përgjegjësinë lidhur me mbështetjen e koordinimit të këtij procesi madhor nga Kuvendi e pranë Kuvendit. Të rriten prurjet në Shkollën e Magjistraturësm, të ruhet cilësia dhe profesionalizmi. Janë çështje pafund të qytetarëve shqiptarë që kanë të drejtën të marrin përgjigje dhe të drejtën e tyre. Rritja e aksesit në drejtësi, zbatimi më i mirë i atyre që janë parashikime të ligjit të reformës. Faktori themelor për suksesin e kësaj reforme është ushqimi i shëndetshëm i një pune me mendësi evropiane. Pushtetet e pavarura nuk janë pushtete me vete, pro RSH është arsyeja është misioni se pse këto 3 pushtete ekzistojnë. Roli i Kuvendit është i zbatuar në parashikimet kushtetuese i rregulluar në ligje.’- tha Rama.