Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Korçë këtë të diel.Ai quhet Igli Hoti dhe ka mbetur i plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.

Si pasojë e kësaj ngjarje, ka mbetur i lënduar me sende të forta edhe një person tjetër, i quajtur Artan Qeshori. Të plagosurit, të dy nga Tirana, u dërguan për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Siç njofton policia, sherri ka nisur në ambientet e një lokali e më pas ka vijuar edhe jashtë tij. Policia po merr në pyetje personat që kanë dijeni për ngjarjen.

Po ashtu është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre. Paraprakisht mendohet se të gjithë personat e përfshirë në konflikt kanë qenë në gjendje të dehur.

Sipas burimeve të gazetares Zisi, fillimisht autorët dhe të lënduarit janë zënë në dalje të lokalit “pse s’më hap rrugën”. Më pas, ata janë takuar në vendin e quajtur “Trekëndëshi” dhe janë konfliktuar sërish.

Autorët janë tre të rinj nga Korça