Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Golem të Lushnjës. Ka ndërruar jetë një person që është përplasur nga një makinë tip “Volkswagen”, ndërsa në polici është shoqëruar shoferi i mjetit.

Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar. U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.