Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Arben Lleshit të premten në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Ai ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Dyshimet janë se Mjacaj ka patur bashkëpunëtorë për ta futur armën në burg, pasi nuk rezulton që të jetë dërguar me dron. Mjacaj është shprehur se e ka vrarë Lleshin sepse kishte një sherr me të, pasi nuk e ka pranuar në sektor. Por sipas të njëjtave burime, kjo alibi e tij rrëzohet nga prokuroria pasi ka dyshime për vrasje të organizuar kundrejt pagesës.
Aktualisht në polici janë shoqëruar 18 punonjës të burgut , si civilë ashtu edhe punonjës të policisë së burgjeve. Kujtojmë se Lleshi u vra të premten në qelinë e tij me disa plumba pistolete. Ishte Sokol Mjacaj, ai që qëlloi disa herë mbi të .
Si pasojë mbeti i plagosur aksidentalisht në këmbë edhe Indrit Shaqja Të gjithë të përfshirë në këtë ngjarje janë të dënuar me burgim të përjetshëm.