Forca politike e Aleksandër Vuçiç me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë forcë qeverisëse e shtetit serb edhe për një mandat tjetër, kjo e parashikuar nga sondazhet.

Kompania e sondazheve ‘IPSOS’, në exit-pollin e saj, deri më tani nxjerrin fitues Vuçiçin, pasi sipas projeksioneve forca e tij politike pritet të marrë 126 mandate në parlamentin serb.

Edhe projeksionet e “Serbia nuk duhet të ndalojë”, reflektojnë qëndrimin në pushtet të partisë së Vuçiçit.

Po ashtu, deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, ka probabilitet të lartë të ruajë mandatin e tij dhe të vazhdojë advokimin në Parlamentin e Serbisë, për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.