Një operacion i nisur prej mëngjesit të së Shtunës e deri në orët e para të së Dielës është zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në pikën doganore të Kakavijës në Gjirokastër.

Pas hetimeve me urdhër të AMP, mësohet se është arrestuar përgjegjësi i doganës, doganieri i kontrollit fizik, ndërsa i shpallur në kërkim është një tjetër punonjës i doganës.

AMP kishte dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës janë arrestuar përgjegjësi i doganës së Kakavijës Ardit Abrija, doganieri i kontrollit fizik, Eliod Shurdhaj dhe u shpallën në kërkim Arben Marvataj (doganier i parkimit) si dhe 3 punonjësit e Antikontrabandës Astrit Xhaxha, Arjan Mustafaj Fatjon Osmani).

Gjatë orëve të operacionit janë konstatuar 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra që kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur edhe nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar menjëherë pas zhvillimit të aksionit dhe ka njoftuar se Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për pezullimin e të gjithë personave të përfshirë janë pezulluar nga puna dhe se ka nisur hetimin e thelluar sipas legjislacionit në fuqi.

Mësohet se AMP kishte marrë informacione dhe denoncime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa dhjetëra tonë mallra të padeklaruara,