35 persona ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën, të cilët po marrin ndihmë mjekësore, pas flakëve në godinën në Lushnjë.

Sipas informacioneve, focat policore aktualisht po kontrollojnë në çdo kat nëse ka të bllokuar nga flakët dhe nuk kanë mundur të dalin.

Në ndihmë të policisë ndodhen edhe forcat Renea, të cilët nxorën dy fëmijë që ishin të izoluar dhe që kishin dalë në tarracë.

Zjarrfikësit po punojnë për fikjen totale të flakëve në ndërtesën 12 katëshe.

Rreth orës 14:40 një zjarr i frikshëm përfshiu njërin prej kateve të qendrës tregtare në Lushnjë.

Nga dyshimet e para, shkak mund të jetë mbinxehja e kondicionerëve, pasi qendra ka qenë e mbipopulluar dhe ka pasur fluks njerëzish, të cilët kishin dalë për Krishtlindje. Gjithsesi policia ende nuk ka dalë në një deklaratë zyrtare se çfarë e shkaktoi këtë zjarr.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, ndërsa shumë persona kanë mbetur të bllokuar në katet e sipërme të godinës.