Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj tha se asnjë pacient nuk rrezikon jetën, pas zjarrit në qendrën tregtare në Lushnjë.
Ai theksoi se nuk ka asnjë rast të rëndë në spital apo raste djegiesh, por vetëm intoksikim për shkak të tymit nga zjarri.
“Një është në observim në këtë moment, nuk ka kode të kuqe, nuk rrezikon njeri jetën, thjesht intoksikime nga tymi, nuk ka djegie, më shumë se asfiksim, intoksikim, sepse nuk ka pasur asnjë rast me ndryshim të koshiencës apo pasoja të tjera. Nga informacioni që mora dhe nga zjarrfikësit janë tre godina, e fundit sepse po hyet në çdo derë pavarësisht përgjigjet ose jo njeri për të parë nëse ka akoma banorë, të gjitha shërbimet e urgjencës janë këtu, policia, organizimi ishte sipas ngjarjes, nuk besoj se do të ketë pasoja për pacientët që janë në spital, edhe po të ketë janë nën dispozion spitali i Fierit, Memoriali si dhe ai i djegieve në Tiranë, apo Nënë Tereza. Fëmijët dy ishin 14 vjeç, një 7 vjeç, ai 7 vjeç i cili po mbahet nën vëzhgim”, tha Brataj.