Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe forca policie kanë zbarkuar pasditen e kësaj të enjteje në zyrat e kompanisë farmaceutike “Delta Pharma” në Kashar, Tiranë.
Mësohet se kontrolle po kryhen edhe tek kompania ‘Avicena’ dhe farmacitë “Ditë e Natë”, që janë pjesë edhe të kompanisë Delta Pharma.
Raportohet se kontrolli i forcave të policisë dhe efektivëve të BKH po bëhet në kuadër të hetimeve që lidhen me ish ministrinë Shëndetësisë Ilir Beqaj.
SPAK po verifikon kontratën e ‘Delta Pharma’ për furnizim të Ministrisë me 150 mln lekë medikamente
Mesohet se SPAK po verifikon kontratën e ‘Delta Pharma’ për furnizim të Ministrisë me 150 milionë lekë medikamente.