Me vendim të Këshillit të Ministrave, është miratuar ngritja e një task-force për të bërë kontrolle nëpër zonat turistike, me synim përmirësimin e infrastrukturës së ujërave të ndotur.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro prezantoi vendimin, ku theksoi se do të kryhet kontroll i rreptë në të gjithë territorin për standardet që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave ndotës.

“Qeveria shqiptare ka vendosur të krijojë një task-forcë të dedikuar për inspektimin dhe kontrollin e të gjitha subjekteve sidomos në zonat turistike. Përmirësimi krahasuar me vitet e shkuara, është shumë i rëndësishëm, shumë i dukshëm. Po mbyllet viti me më shumë se 10 mijë turistë. Disa dhjetëra mijëra vazhdojë ende të vijnë në territorin e Shqipërisë, pa folur për turizmin vendas. Për vitin 2024 është punuar gjatë vjeshtës për marrjen e masave për përgatitjen e verës së ardhshme me një task forcë të dedikuar për këtë aspekt. Një kontroll të rreptë të gjithë territorit në bashkëpunim me sektorët private që do duhet të punojnë për standardet që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave ndotës. Masat e tjera, përgatitja e stacioneve të plazhit, që vijnë në lehtësi të strukturave tuistike”-tha ministrja Kumbaro.