📌Policia Rrugore e GjirokastrĂ«s, e pranishme 24/7, nĂ« tĂ« gjitha akset rrugore tĂ« qarkut, me qĂ«llim rritjen e parametrave tĂ« sigurisĂ« rrugore.

Gjatë muajit dhjetor 2023, janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, pa leje drejtimi, janë proceduar në gjendje të lirë 8 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit, si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.

Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllime: parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse.

Në këtë kuadër, gjatë muajit dhjetor, janë ndëshkuar administrativisht në total, 1645 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

✅451 drejtues mjetesh, pĂ«r ndalim ose pushim tĂ« automjetit, nĂ« kundĂ«rshtrim me sinjalistikĂ«n rrugore;

✅ 412 drejtues mjetesh, pĂ«r parakalime tĂ« gabuara;

✅ 207 drejtues automjetesh, pĂ«r mosvendosjen e rripit tĂ« sigurimit;

✅ 381 drejtues mjetesh, pĂ«r qarkullim me shpejtĂ«si tej normave tĂ« lejuara;

✅ 194 drejtues automjetesh, pĂ«r shkelje tĂ« ndryshme tĂ« Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.