Dita e Ujit të Bekuar është festuar në të gjithë vendin nga besimtarët ortodoksë. Të rinjtë edhe pse temperaturat shënojnë nën zero gradë janë futur në ujin e lumenjve apo në det për të kapur kryqin që u sjell fat.

Data 6 janar është dita e ujit të bekuar, e cila është festuar edhe në qytetin e Gjirokastrës nga besimtarët ortodoks. Si fillim është mbajtur mesha në kishë e më pas qytetarët iu drejtuan lumit Drino.

Si cdo vit  kryqi është hedhur në rrjedhën e lumit Drino ku u hodhën dy persona por është kapur nga 13-vjeçari Mojsi Mërkuri.

Pamje ceremonia ne Sarande