Një shpërthim i fuqishëm që shkaktoi shembjen e një pallati dykatësh ndodhi këtë mëngjes në në qytetin e vogël Canale Monterano, pranë Romës.
Tre persona, përfshirë një fëmijë 5-vjeçar, u nxorën të gjallë nga rrënojat dhe u dërguan në spital.
Paraprakisht, dyshohet se rrjedhja e gazit ka shkaktuar zjarrin.
Sipas zjarrfikësve, por edhe dëshmive nga vendngjarja, mund të ketë qenë rrjedhje gazi që ka shkaktuar shpërthimin dhe më pas shembjen e godinës, ndërsa disa prej tyre thotë se ndjenë aromë gazi para shpërthimit.
Ndërkohë, për ngjarjen vazhdojnë ende hetimet.