Udhëheqësit e opozitës italiane i kanë bërë thirrje qeverisë së djathtë të Giorgia Melonit të ndalojë grupet neofashiste pasi u shfaq një video rrënqethëse ku qindra burra bënin përshëndetje fashiste gjatë një ngjarjeje në Romë. Turma u mblodh jashtë ish-selisë së Lëvizjes Sociale Italiane (MSI), një parti neofashiste e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, e cila përfundimisht u shndërrua në partinë Vëllezërit e Italisë së kryeministres Meloni. Mbledhja vjetore, në Via Aça Larentia në lindje të qytetit, përkujton 46-vjetorin e vrasjes së tre militantëve nga krahu rinor i partisë tashmë të zhdukur.