Ylli Pinari, ish-drejtor i kompanisë Meico i cili në gjyqin e parë për masakrën e Gërdecit u dënua me 5 vite burg ka dëshmuar sërish sot në procesin ndaj ish ministrit të Mbrojtjes I akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me masakrën e Gërdecit. 

“Për këtë çështje kam bërë 5 vite burg dhe kam pikëpyetjet e mia për këtë” ka thënë ai sot në Gjykatë gjatë dëshmisë duke mohuar se kompania shtetërore e shitjes së municioneve që ai drejtonte në atë kohë, Meico të ishte përfshirë në përcaktimin e vendit të demontimit apo dhe të linjës së demontimit

“Meico nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend demontimit. Fillimisht kemi pasur komunikime me e-mail. Pas shkëmbimit të informacionit Patriku propozoi krijimin e një linje demontimi. Për këtë çështje kam bërë 5 vite burg dhe kam pikëpyetjet e mia për këtë.” tha Pinari.

Lidhja e Patrik Henrit, Delijorgjit, Selmanllarit dhe Shkëlzenit

Kush është Patric Henry 

Patric Henry ishte presidenti i Southern Anmmunition Company që lidhi kontratën me ministrinë e Mbrojtjes për çaktivizimin e municionit të kalibrit të rëndë, të predhave të artilerisë në Gërdec. Ai ishte bashkëpronar me 25% të aksioneve në kompaninë Alba Demil me Delijorgjin dhe në Shqipëri përfaqësohej nga Rrahman Selmanllari, i konsideruar edhe si “vëllai” i Shkëlzen Berishës pasi përfaqësonte djalin e ish kryeministrit në transaksione biznesi apo pasurish të patundshme. Pikërisht për këtë kompani Fatmir Mediu debatoi me Ridvan Boden në mbledhjen e qeverisë së 17 shkurtit 2007

Ylli Pinari,ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore “MEICO” u dënua me  vite burg për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec ku humbën jetën 26 vetë, u plagosën mbi 300 të tjerë dhe u shkatërruan me mijëra biznese e banesa, por u lirua me kusht në vitin 2014.

Në GJKKO, prej orës 09:00, është dhe ish-ministri Fatmir Mediu, i vënë nën akuzë për masakrën e Gërdecit nga SPAK, 

Në seancën e sotme është parashikuar që të vijojë thirrja e dëshmitarëve për ngjarjen e rëndë të ndodhur gati 16 vite më parë, ku humben jetën 26 persona.

Gjykata kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thirrur 71 dëshmitarë në gjyqin për shpërthimin e fabrikës së demontimit në Gërdec. Deri tani janë pyetur 40 prej tyre, zyrtarë dhe familjarë të viktimave apo personat të prekur nga tragjedia e 15 marsit 2008.

Në seancën e kaluar (27 dhjetor) dëshmoi Shkëlzen Berisha. i lakuar prej 15 vjetësh si personi kyç në përcaktimin e fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec dhe lidhjet me Mihal Delijorgjin.