Kjo e hënë çel zyrtarisht sesionin e ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca plenare ka nisur me himnin kombëtar. Deputetët e Rithemelimit vijojnë me skenarin e kaosit duke bllokuar foltoren dhe duke u rënë bilbilave.Sesioni i ri parlamentar nis me fishkëllimat e deputetët e Berishës në këmbë! Në lozhe ambasadorët vëzhgojnë.
Kjo sjelle u ndërmor edhe pse ambasadorë, si ai i BE-së dhe i gjermanisë përcollën mesazhin për një parlament funksional. Të vendosur në lozhe ata vëzhgojnë zhvillimet.
Ndërkohë Nikolla lajmëroi se u anulua dhe mbajtja e fjalës e presidentit Begaj.
Siç e kishin paralajmëruar deputetët e Berishës kanë zbatuar skenarin e kaosit edhe në këtë fillim të sesionit të ri parlamentar.
Deputetët janë në këmbë para foltores dhe mbajnë në duar pankarta në duar.
Gazment Bardhi dhe deputetët e Rithemelimit, duket se nuk kanë hequr dorë as ditën e sotme nga kaosi në Kuvend. Në prani të ambasadorëve të pranishëm në sallë, para nisjes së fjalës së Begajt, deputetët e Rithemelimit dhe ‘grupi’ i Bardhit kanë bllokuar foltoren me pankarta dhe duke u rënë bilbilëve kanë kërkuar që punonjësit e Gardës të nxirren jashtë.
“Çfarë janë këta, për çfarë i ke sjellë këtu? Nxirri jashtë këta, nxirrni jashtë gardën”- u shpreh Bardhi mes të tjerash.