Ditën e djeshme autoritetet greke kanë kapur pesë persona të cilët dyshohen për ekzekutimin e dy mafiozëve grekë Janis Skafturos Dhe Vasilis Rubetis.

Dy prej të dyshuarve që u arrestuan janë gjeorgjianë dhe tre të tjerë ndodhen në drejtorinë e policisë se Atikes dhe po merren në pyetje.

Mesohet se një nga të dyshuarit për ekzekutimin e dy mafiozëve është një shqiptar i cili është arrestuar në Malin e ZI, nën akuzën e trafikut të armëve të zjarrit. Ndërkohë që policia greke ka bastisur banesën e tij në Athinë, ku janë gjetur prova që e implikojnë.

Mësohet se veç pesë të arrestuarve janë vënë në kërkim ndërkombëtar edhe disa persona të tjerë të cilët janë larguar jashtë vendit.

Burime policore thanë se arrestimet e djeshme nuk kanë lidhje me ekzekutimin pak ditë më parë të një tjetër eksponenti të mafias greke, Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekutua me 97 plumba një një pikë karburanti pronë e tij.