Pamjet që shihni vijnë nga poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili do të shkojë sot në SPAK, ku do të merret në pyetje për herë të parë për çështjen ‘Partizani’.
Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku shfaqen dy makina të policisë, të cilat do të bëjnë shoqërimin drejt SPAK të Berishës. Ndërkohë, avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi janë të pranishëm në pallatin ku banon Berisha, ndërsa shijojnë kafen e mëngjesit.
Kjo është hera e parë që Berisha do të pyetet në SPAK për çështjen Partizani, për të cilin është caktuar dhe masa ‘arrest shtëpie’.