Për herë të parë, ish-kryeministri Sali Berisha paraqitet në SPAK. Kjo është hera e parë që Berisha përballet me drejtësinë për aferën Partizani, ku do të merret në pyetje përballë prokurorëve Enkeleda Minollai dhe Arben Kraja.
Seanca nisi në orën 10:00. Berisha shkoi drejt SPAK me makinën e tij, ndërsa u shoqërua edhe nga dy makina të tjera të Policisë së Shtetit.
Para SPAK janë mbledhur një grusht militantësh, ndërsa Berisha shoqërohej edhe nga Flamur Noka dhe Luçiano Boçi. Teksa hynte në Prokurorinë e Posaçme, Berisha sulmoi organet e drejtësisë.
“Jam sot këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë që angazhohet në betejë kundër pluralizmit”, tha Berisha.
Dy ditë më pas, më 25 janar, SPAK ka thirrur për të marrë në pyetje edhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në hetim edhe për pastrim parash për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Mes këtyre 2 datave, pritet një zhvillimi rëndësishëm. Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë kërkesën e Berishës për heqjen e “arrest shtëpie” dhe përjashtimin e Irena Gjokës, gjyqtares që ka caktuar masën e sigurimit personal ndaj ish-kryeministrit.
Gyqtarja Olldashi është në konflikt interesi pasi në vitin 2015 ka blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m² në një nga 19 kullat e kompanisë në hetim “Homeplan” ku aksioner është edhe Malltezi, të cilin më herët e liroi nga paraburgimi dhe e çoi në shtëpi.
Ndërsa Sali Berisha është brenda në SPAK duke dhënë llogari për korrupsionin në aferën Partizani, një pankartë me mesazh kundër ish-kryeministrit është shfaqur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
‘Rroftë Amerika’ shkruhej në pankartën e qytetarit Sokol Sylisufaj, i cili nga makina bën edhe thirrje për Altin Dumanin. SPAK
“Altin Dumani nuk mundet me hy në tokë korrupsioni. Rroftë Amerika e dini ju. Rroftë Altin Dumani që ju sjell këtu, rroftë Amerika .Vetëm Amerika ju bie në dyer të SPAK-ut e Yuri Kim.