Pasditen e sotme, rreth orës 16:04 -ora lokale, një tërmet i fortë me magnitudë 5.2, është regjistruar në provincën Malatya në Turqinë lindore.

Lajmin e ka konfirmuar Agjencia për Fatkeqësitë Natyrore dhe Emergjencat (AFAD).

Tërmeti ka ndodhur në thellësinë fokale 13.93 km, si pasojë e të cilit është ndjerë edhe në prefekturat fqinje.

Shqetësimi i banorëve që dolën në rrugë ka qenë i fortë.

Malatya u prek rëndë dhe pësoi dëme serioze nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit 2023, me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën fqinje të Kahramanmaras.