Prokuroria e ka urdhëruar kontroll në banesat e disa drejtorëve të bashkisë së Tiranës mes të cilave edhe banesën e drejtoreshës së investimeve pranë drejtorisë së punëve publike në bashkinë e kryeqytetin, Ilda Qazimllari.

Burime për Balkanweb bëjnë me dije se kontrollet janë kryer ditën e djeshme ku janë marrë kompjutra, dokumente dhe materiale të tjera në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Në lidhje me këtë çështje hetimore, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan edhe sot në zyrat e drejtorisë se punëve publike që ndodhen në afërsi të Rrugës së Durrësit ku ushtruan kontroll, duke marrë prej andej kompjuterë dhe duke sekuestruar dosje të ndryshme. Ndërkaq, mbrëmjen e kaluar është ushtruar kontroll edhe në banesat e tre drejtorëve të kësaj drejtorie, mes tyre edhe drejtoreshës së investimeve publike pranë Bashkisë së Tiranës, zonjës Ilda Qazimllari.

Ndërkohë, Taulant Tushe është zyrtari më i lartë i Bashkisë deri më tani që mbahet në arrest për inceneratorin e Tiranës.