Dy shqiptarë janë ekstraduar nga Gjermania dhe Greqia për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.
Konkretisht është ekstraduar Eltion Dani, 31 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Posaçme për trafik të lëndëve narkotike kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Eltion Dani akuzohet se gjatë periudhës janar 2018-dhjetor 2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdhaja droge, në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Holandë dhe Gjermani.
Po ashtu, është ekstraduar nga Athina Vangjel Hajderasi vjeç pasi Gjykata e Shkallës se Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.07.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Hajderasi akuzohet se më datë 30.03.2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, drejt Greqisë.