Janë arrestuar katër persona për shitje droge në qytetin e Fierit.
Në kuadër të megaoperacionit “Tempullii 2” në lagjen “Apollonia”, u kapën shtetasit M. S., 33 vjeç, E. Z., 39 vjeç, F. Sh., 34 vjeç, dhe M. Ç., 41 vjeç, në
Gjatë kontrollit personal dhe më pas në banesat e tyre, u gjetën dhjetëra doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në qendër të qytetit, në afërsi të lumit Gjanica.
Lënda narkotike, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.