Faqja zyrtare (Web https://www.instat.gov.al/) prej mëngjesit të kësaj të enjte nuk hapet, duke treguar më qartësisht atë që hackerat kanë arritur të bëjnë. Ajo që e bën skandaloze këtë ngjarje, është se Shqipëria momentalisht ndodhet në procesin e CENSUS-it, ku po mbledh të dhënat e çdo banori të republikës.

Të gjitha këto të dhënë personale dhe shumë kofidenciale të mbledhura nga INSTAT, tashmë janë në duart e hackeruesve dhe nuk janë mundur të mbahen të sigurta nga institucionet shtetërore. Nga ana tjetër, procesi i CENSUS-it ka marrë shumë kritika në publik për manipulim të dhënash, dhe fryrjen shifrash të banorëve që aktualisht janë rezidentë në vendin tonë. Një e dhënë që qarkulloi në media, tregonte se në Shqipëri nuk kanë mbetur më shumë se 1.7 milion banorë, por pas vjedhjes së të dhënave nuk dihet se sa do të figurojnë në momentin e publikimit të rezultateve.

Kjo çështje duhet të ketë një vëmendje të madhe mediatike dhe publike, pasi edhe muaj më parë të gjitha sistemet e të dhënave u sulmuan nga hackerat, duke nxjerrë në publik të dhëna kofidenciale si numra telefoni, targat e automjeteve, vendet e punës madje dhe pagat e gjithsecilit.

Ekspertët kibernetië që janë të punësuar në institucione shtetërore, e marrin pagën kot pasi vazhdimisht kanë zhgenjyer në aftësitë e tyre për të mënaxhuar dhe mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve taksapagues, prej të cilëve marrin dhe rrogën.