Apple ka prezantuar iPhone 15 dhe orët e reja smart në eventin e mbajtur më 12 Shtator.
Ashtu siç ishte parashikuar, iPhone 15 ka zëvendësuar karikuesin Lightning me USB-C që do të karikojë edhe AirPods Pro 2.
Butoni Silent është eleminuar dhe do të mund të përdoret sipas preferencës: hap një aplikacion, kamerën apo çfarëdo që cakton përdoruesi.
Ishulli Dinamik është përmirësuar dhe tashmë është pjesë e ekranit. iPhone 15 ka një kamera prej 48 megapiksel. Çmimi fillon nga 799 Dollarë për iPhone 15 dhe 899 Dollarë për modelin Plus.
iPhone 15 ka një ekran 6.1 inç dhe iPhone 15 Plus 6.7 inç. Blerësit mund të zgjedhin midis 5 ngjyrave: rozë, e gjelbër, e verdhë, blu dhe e zezë.
iPhone 15 Pro është krijuar nga titani dhe është modeli më i lehtë e i hollë. 15 Pro dhe 15 Pro Max vijnë në ekrane me madhësi 6.1 dhe 6.7 inç. Procesori në këtë model mbetet A16.
Sistemi i kamerave është i barasvlefshëm me 7 kamera. Pro ka një senson më të madh për kamerën 48 megapiksel dhe performon më mirë në modalitetin Portrait ose Night.
Kamera kryesore ka rezolucion super të lartë dhe mund të shkrepë në gjatësitë 24, 28 dhe 35 mm. 15 Pro ka 4 ngjyra: e zezë, e bardhë, blu dhe natyrale. Çipi i ri A17 është i pari me madhësi 3 nanometër në këtë industri dhe do të përdoret edhe në lojërat e avancuara.
Çmimi për iPhone 15 Pro fillon nga 999 Dollarë dhe për iPhone 15 Pro Max nga 1999 Dollarë.
Modelet e reja Apple Watch janë fokusuar te jetëgjatësia e baterisë. Madhësitë janë 41 dhe 45 mm në ngjyra të ndryshme si argjend, blu e errët, e kuqe, e artë etj.
Përmirësimi më i madh është klikimi i dyfishtë, me anë të të cilit nëse përdoruesit trokasin gishtin dy herë në ekran kontrollojnë butonin kryesor dhe t’iu përgjigjen thirrjeve, të shohin njoftimet etj.
Apple ka bashkëpunuar me Hermes për të krijuar 4 rripa të rinj dhe me Nike për të dizenjuar 2 modele sportive.