Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në autostradën Vlorë-Fier, teksa janë përplasur më njëri-tjetrin dy automjete. Nga përplasja janë plagosur 2 persona ,të cilët janë nisur menjëherë drejt spitalit rajonal të Vlorës.
Si pasojë e aksidentit rrugor pranë fshatit Fitore, rruga u bllokua duke krijuar kështu një trafik. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë 2 të plagosurit ndodhen në ambientet spitalore nën kujdesin e mjekëve ,por jashtë rrezikut për jetën.