Grupi i eskpertëve që kanë punuar gati 3 vjet për Kodin e ri Penal, kanë gati draftin paraprak që pritet të konsultohet me grupet e interesit dhe publikun.
Kodi i ri synon të përafrohet me kodet e vendeve të zhvilluara dhe me standardet e Bashkimit Europian. Kodi ri Penal barazon 1 ditë paraburgim me 1 ditë burg duke demotivuar zgjatjen e proceseve gjyqësore deri në vendimin e formës së prerë pasi me kodin aktual 1 ditë paraburgim llogaritet në dënimin perfundimtar me 1 ditë e gjysëm burg.
Po ashtu kodi ri parashikon konvertimin e disa dënimeve me burg në gjobë maksimumi deri në 100 milionë lekë të vjetra. Në kod janë parashikuar edhe dënime të tjera alternative si gjysmëliria apo lira e kontrolluar, e thënë ndryshe “burg me korrespondencë”.
Po ashtu për zyrtarët që kryejnë krime zgjedhore apo abuzojnë në detyrën parashikohet ndalimi i të drejtës për t’u zgjedhur (votuar) nga 15 deri ne 25 vite. “Provokatori” është shtuar si tip i bashkëpunimit në kryerjen e veprës penale.
Po ashtu është shtuar vepra e “moskontrollimit të kafshëve” me dënime kur nga mungesa e maskës mbrojtëse në mjedise publike janë shkaktuar dëme. Po ashtu në kodin e ri parashikohet dënim deri ne 4 vite për “ngacmimin online” duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik. Në kod janë prekur edhe nenet e lirimit me kusht, ndër to dhe ai për lirimin me kusht të personave të dënuar me burgim te përjetshëm.