Me objektivin e vetëm suksesin dhe ngjitjen sa më lart të jetë e mundur, Shqipëria mëson rivalët  në Paris në orën 18:00, për edicionin e ri të UEFA Nations League 2024-2025. Kuqezinjtë janë të pozicionuar në Ligën B, në vazon e 3-të, ashtu sikur edhe Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.

Natyrisht, frika më e madhe është te vazo e parë, e cila rezervon kundërshtarë mjaft të vështirë. Njëra prej Austrisë, Ccekië, Anglisë ose Uellsit do të përballet me ekipin e Sylvinhos.

Kundërshtarë të pranueshëm në vazon e dytë, teksa gjenden: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia. Në vazon e katërt do “peshkojmë” njëren nga Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani. Ndeshja e parë është programuar me 5-7 shtator, ndërsa e gjashtë është 17-19 nëntor.

Ky sezon i Nations League vjen me risi. Deri më tani në turneun final shkonin vetëm fituesit e grupeve të ligës A dhe nga ky sezon do të mbahet faza me eliminim direkt, në të cilën shkojnë dy skuadrat e para nga secili grup.

Nations League shihet si një mundësi e mirë për shumë Kombëtare për të treguar veten dhe për të njohur rritje si Përfaqësuese në nivel ndërkombëtar. Synimi i Shqipërisë është fitimi i Ligës, për të kaluar më pas në Ligën A.

Ligat dhe vazot

Liga A

Vazo 1: Spanja, Kroacia, Italia, Holanda

Vazo 2: Danimarkë, Portugali, Belgjikë, Hungari

Vazo 3: Zvicër, Gjermani, Poloni, Francë

Vazo 4: Izrael, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Skoci

Liga B

Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji


Grupi B2: 
Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi


Grupi B3:
Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan