Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe Kosova mësuan kundërshtarët në ligat përkatëse të Ligës së Kombeve në Paris. Shqipëria luan me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në Ligën B dhe Grupin B1. Kosova u shortua në grupin C2 së bashku me Rumaninë, Qipron dhe një mes Lituanisë apo Gjibraltarit (play-off).

Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho ndodheshin në Ligën B, aty ku kundërshtari më i fortë i shmangur ishte Anglia. Ndeshjet do të zhvillohen në pushimet ndërkombëtare që FIFA ka gjatë shtatorit, tetorit dhe nëntorit të këtij viti, ndërsa finalet do të zhvillohen në verën e 2025-ës.

Sa i takon përballjeve më të forta, spikasin ato në Ligën A. Grupi A1 gjen përballë Kroacinë, Portugalinë, Poloninë dhe Skocinë. Në A2, Italia luan me Belgjikën, Francën dhe Izraelin. Edhe Grupi A3 gjen përballë Holandën, Hungarinë, Gjermaninë dhe Bosnjën. Në atë A4, Spanja gjen Danimarkën, Zvicrën dhe Serbinë.

Rezultatet e shortit:

Liga A
Grupi A1 : Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci
Grupi A2 : Itali, Belgjikë, Francë, Izrael
Grupi A3 : Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnje dhe Hercegovinë
Grupi A4 : Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi

Liga B

Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji
Grupi B2: Angli, Finlandë, Republika e Irelandës, Greqi
Grupi B3: Austria, Norvegjia, Sllovenia, Kazakhstani
Grupi B4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi

Liga C
Grupi C1 : Suedi, Azerbajxhan, Sllovaki, Estoni
Grupi C2 : Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar
Grupi C3 : Luksemburg, Bullgari, Irlanda e Veriut, Bjellorusi
Grupi C4 : Armenia, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letonia

Liga D 

Grupi D1: Lituania/Gjibraltar, San Marino, Liechtenstein
Grupi D2: Moldavia, Malta, Andorra

Si funksionon gara në Nations League (Liga e Kombeve)?

Fituesit e katër grupeve në Ligën B edicionin e vitit të ardhshëm do ngjiten në Ligën A, ndërsa katër vendet e fundit të katër grupeve në Ligën B do zbresin në Ligën C. Kjo vlen për secilën Ligë, me përjashtim të D që nuk mund të zbresin më shumë.

Ndërkohë për herë të parë këtë edicion do ketë një tur shtesë pasi të mbarojnë ndeshjet në grupe. Vendet e para të katër grupeve në Ligën A do luajnë çerekfinalet me katër vendet e dyta të katër grupeve po në Ligën A. Nga këto katër ndeshje do përcaktohen gjysmëfinalistët dhe më pas sipas formulës edhe kompeticioni.

Dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve do jenë nga datat 5-10 shtator, ndërsa për secilën kombëtare, me përjashtim të grupit D do kenë nga 6 ndeshje.

Edicionin e fundit të Ligës së Kombeve Shqipëria u rendit e fundit në grupin e saj në Ligën B, por për shkak se Rusia u përjashtua nuk zbriti në Ligën C. Ky moment shënoi edhe fundin e aventurës për trajnerin Edy Reja, ndërsa me Sylvinhon kuqezinjtë kanë siguruar Europianin “Gjermani 2024”.