Ditën e sotme parashikohet një mot i paqendrueshëm me shi dhe erë të fortë në të gjithë vendin.
Dita do të shoqërohet me rreshje shiu duke nisur me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit dhe me intensitet më të lartë gjatë orëve në vazhdim në pjesën më të madhe të territorit.
Në intervale të shkurtra kohore lokalisht në veriperëndim dhe në jug pas orëve të mesditës reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive me shkarkesa elektrike.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak era do të jetë shumë problematike gjatë kësaj të diele pasi do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të jetë në formën e Tufanit duke arritur shgpejtësi 15-23m/s, shoqëeruar me valëzimin në det të forcës 3-7ballë.