Era e fortë mesditën e sotme ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën kombëtare Ura e Leklit- Këlcyrë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të zonës së Përmetit.

Në vendin e quajtur Uji i Zi, rrëzimi i disa pishave shumëvjeçareje mbi trasenë e rrugës ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Këlcyrës dhe Përmetit.

Aktualisht pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për largimin e pemëve të rrëzuar dhe rifillimin e qarkullimit të mjeteve.

Përgjatë ditës së sotme Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intesive shiu dhe erë të fortë. Moti i keq ka shkatuar probleme edhe për furnizimin me energji elektrike në zonat malore.