Specialistët për Hetimin e Krimit Kirbenetik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 63 vjeç, banues në Amerikë, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 34-vjeçareje, për të hapur një llogari false me emrin e saj, në rrjetin social “Tik Tok”.

Policia nuk jep detaje per demin e shkaktuar dhe si do te procedohet ne kete rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Fenomene te tilla kane marre jeten e disa femrave vetem gjate ketij viti,te cilat nuk e kane perballuar dot presionin e opinionit duke i dhene fund jetes