Blinken: Ju falënderoj për një mikpritje të mrekullueshme nga ambienti i shqiponja e ndjej ambientin e ngrohtë gjashtë dhe nga çdo dhomë në Tiranë, mirënjohës jam,
Sekretari Amerikan i Shtetit vijon vizitën zyrtare në Tiranë. Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit ndodhen tek Piramida në një takim me të rinjtë.
‘Diktatori ynë na rriti me urrejtje ndaj jush, por sot ju jeni këtu’ tha Rama duke shprehur mirënjohjen ndaj Blinken.
Nga ana e tij sekretari amerikan vlerësoi rolin e kryeministrit Rama
Mirënjohës për partneritetin që kemi, jo vetëm udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë’ u shpreh Blinken.
Aktiviteti u mbajt pas takimit me presidentin Bajram Begaj në Presidencë. Blinken ndodhet tek Piramida ku po takohet me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Pas këtij takimit do të takohet me Kryeministrin Edi Rama ku pritet të ketë dhe konferencë ku dhe do të firmosen dy memorandume
Në orën 11: 26 minuta Sekretari Amerikan i Shtetit zbriti në tokën shqiptare ku u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe i deleguari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë
Vizita do të zgjasë 8 orë. Gjithashtu do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës.
Në deklaratën e DASH për marrëdhëniet me Shqipërinë, thuhet se dy vendet janë partnerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
E ndërsa Tirana është veshur me flamujt amerikanë për ta mikpritur, është blinduar nga forcat speciale të cilat ruajnë numrin dy të administratës së SHBA gjatë vizitës së tij në Tiranë.