Sipas një investigimi të CNN, Rusia po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore hapësinore që do të shkatërronte satelitët, duke krijuar valë masive energjitike kur shpërthehet, duke dëmtuar një pjesë të madhe të satelitëve komercialë dhe qeveritarë .
Këto satelitë bëjnë të mundur komunikimin në telefonat celularë apo interent, sipas tre burimeve të njohura me inteligjencën amerikane për armën, të cilët i dhanë CNN një kuptim më të detajuar të asaj se për çfarë po punon Rusia dhe kërcënimin që ajo mund të përbëjë.
Republikani Mike Turner nga Ohio, kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, lëshoi një deklaratë të mërkurën se paneli i tij “kishte informacion në lidhje me një kërcënim serioz të sigurisë kombëtare”. Presidenti Joe Biden konfirmoi publikisht se Turner po i referohej një aftësie të re bërthamore ruse anti-satelitore.
Arma është ende në zhvillim dhe nuk është ende në orbitë, kanë theksuar publikisht zyrtarët e administratës së Biden. Por nëse përdoret, thonë zyrtarët mund të shkaktonte ndërprerje ekstreme në jetën e përditshme, në mënyra që janë të vështira për t’u parashikuar.
Kjo lloj arme e re – e njohur përgjithësisht nga ekspertët ushtarakë të hapësirës si një EMP bërthamore – do të krijonte një puls të energjisë elektromagnetike dhe një përmbytje të grimcave shumë të ngarkuara që do të çanin hapësirën për të prishur satelitët e tjerë që qarkullojnë rreth Tokës.
Biden të premten theksoi publikisht se nuk ka “asnjë kërcënim bërthamor për popullin e Amerikës apo kudo tjetër në botë me atë që po bën Rusia në këtë moment”.
Departamenti i Mbrojtjes dhe komuniteti i inteligjencës kanë gjurmuar përpjekjet ruse për të zhvilluar një gamë të gjerë armësh anti-satelitore, duke përfshirë një EMP, për vite me radhë. Dhe ka pasur një rrjedhë të raportimeve të inteligjencës në muajt e fundit lidhur veçanërisht me përpjekjet e Rusisë për të zhvilluar aftësitë anti-satelitore me energji bërthamore, sipas një zyrtari të mbrojtjes.
Por Rusia kohët e fundit ka bërë përparim në përpjekjet e saj për të zhvilluar një EMP bërthamore – një teknologji e lidhur, por shumë më alarmante.
“Njohuria jonë e përgjithshme për ndjekjen ruse të këtij lloji të aftësisë shkon prapa shumë, shumë muaj, nëse jo disa vjet,” tha të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. “Por vetëm në javët e fundit tani komuniteti i inteligjencës ka qenë në gjendje të vlerësojë me një ndjenjë më të lartë besimi se si Rusia vazhdon ta ndjekë atë.”
Komuniteti i inteligjencës, tha Biden, kishte “zbuluar se kishte një kapacitet për të nisur një sistem në hapësirë që teorikisht mund të bënte diçka që ishte e dëmshme”, por që “nuk kishte ndodhur ende”.