Në këto foto shihet se institucioni i kryeministrisë është rrethuar me dy rresht kangjella hekuri, ndërsa më pas janë vendosur efektivët e policisë, të pajisur edhe me kundragaz.

Ajo që bie në sy është fakti se në ballë të protestuesve janë efektivë policie jo shumë të rinj në moshë. Nuk dihet pse është zgjedhur kjo taktike nga strukturat policore.