Me sloganin “O sot o kurrë, opozita në aksion”, opozita e bashkuar nën drejtimin e Rithemelimit organizon sot protestën e parë kundër qeverisë pa Sali Berishën, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej dy muajsh.

Protestuesit janë mbledhur para selisë së PD, ku të udhëhequr nga eksponentë të kësaj partie, Flamur Noka, Gazment Bardhi  e Lucjano Boci janë drejtuar për në bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Kryeministrisë ku do të mbahet protesta.

Policia ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e kësaj proteste. 1100 forca policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, të cilat do të jenë në terren, ndërkohë  që në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.