Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një biznes në Orikum të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës.
Policia njofton se eksplozivi ishte vendosur në ambientet e jashtme të një subjekti në pronësi të shtetasit E. Sh., në Orikum.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.