Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nisi vizitën e tij në Tiranë, me një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku dhe u firmos traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes dy shteteve.
Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky viziton sot Shqipërinë, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që nis sot punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve nga Europa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor. Samiti është një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku do të diskutojnë, se si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës.
Në orën 09:00 Kryeministri Edi Rama priti presidentin në godinën e kryeministrisë. Takimi kokë më kokë në kryeministri zgjati për më shumë se një orë dhe u mbyll me firmosjen e marrëveshjes dy palëshe bashkëpunimi dhe miqësie.
Presidenti Zelensky i akordoi Ramës dekoratën e lartë ukrainase, ‘Jaroslav i Urti’ ndërsa kryeministri shqiptar i dhuroi një kopje të librit të tij me skica, si edhe një skicë të personalizuar për Zelenskyn, në një kuti të drunjtë me inicialet e tij.
Pjesëmarrësit në samit: Punimet e samitit do të nisin në 11:00 në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovici. Samiti përmbyllet në orën 13:30 me një konferencë për shtyp mes Zelenskyt dhe Ramës.
Nga fronti i luftës, Zelensky mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri.
Axhenda e Samitit te Ukranes
Ora 11:00 Doorstep dhe mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve)
Ora 13:00 Foto Familjare
Ora 13:30 Konferencë për shtyp