Sipas policisë së Gjirokastrës nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasit F. T., 45 vjeç dhe A. M., 37 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente.

Në fakt bëhet fjalë për Ish-kreu i Hipotekës në Gjirokastër, Florion Taçi i cili është vënë në pranga nga policia së bashku me një person tjetër, shtetasin Alban Memishaj.

Gjithashtu, nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., 31 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka deklaruar në Njësinë e Ujësjellësit Përmet, të dhëna të pasakta për matësin e ujit të një banese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. R., 70 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në afërsi të tunelit të Skërficës, ju sqarojmë se drejtuesi i kamionit që ka humbur jetën nga aksidenti është shtetasi A. K., 58 vjeç, banues në Ukrainë. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas, me kamionin (autobot) që doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, po transportonte naftë bruto, me qëllim eksportimin nga Shqipëria në drejtim të Ukrainës, me dokumentet përkatëse, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit si dhe sqarimin e rrethanave të aktivitetit të tij tregëtar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.