Futbollisti Eros Grezda dhe partnerja e tij Ajsel Abazi duket se janë drejt ndarjes. Çifti nuk e ka konfirmuar këtë lajm.
Mirëpo kjo gjë mund të verifikohet nëse shikohen rrjetet sociale.
Nga njëra anë Eros dhe Ajsel nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Nga ana tjetër, ata kanë fshirë fotot e përbashkëta.
Arsyeja që mund të ketë çuar në këtë krisje apo ndarja të çiftit mbetet mister.
Ata u martuan një vit më parë në muajin janar dhe pas pak kohësh u bënë edhe prindër të një djali, të cilit ia vunë emrin Kian.