Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se presidenti i vendit ka shkelur kushtetutën. Sipas Bardhit, Begaj ka dekretuar si Ministër të Financave Ervin Mete, ende pa e shkarkuar nga posti si drejtor i AMF.
“Në kundërshtim flagrant me nen 103, presidenti ka dekretuar ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik. Shkarkimi i Mete është bërë në seancën e të hënës, pasi presidenti e kishte dekretuar si ministër. Ka sjellë një dekret në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Ka bërë dekretim pa kryer verifikim formal nga anëtari i Këshillit të Ministrave”, tha Bardhi.