Ka nisur dhe ka përfunduar brenda 6 minutash seanca e sotme parlamentare.
Shkak për ndërprerjen e shpejtë, edhe këtë herë janë bërë një grup deputetësh që ishin të pranishëm në sallë me zhurmues elekronikë.
Dy deputetë të maxhorancës kanë tentuar të flasin por ka qenë thuajse e pamundur.
Në këto kushte, kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla ka vendosur mbylljen e seancës.
Strategjia e opozitës për të prishur çdo seancë parlamentare duket se nuk ka ndryshuar, ndonëse nga kampi i “Rithemelimit” qarkullojnë lajme për një ristrukturim dhe bashkim me deputetë të rinj opozitarë, ndër ta Jorida Tabaku.